Nga sulmet në Liban, vriten shtatë civilë dhe dy pjesëtarë të Hezbollahut  
BKT
Rajoni dhe Bota

Nga sulmet në Liban, vriten shtatë civilë dhe dy pjesëtarë të Hezbollahut  

Bardhyl Bajrami /RTK

Rreth dhjetë persona janë vrarë si pasojë e sulmeve të Izraelit në Liban, kanë thënë burime të sigurisë, pas sulmeve raketore të Hezbollahut drejt izraelit ku si pasojë jetën e ka humbur një ushtar izraelit.

Një grua dhe dy fëmijë janë vrarë në Souaneh e ndërkohë janë vrarë edhe katër anëtar të një familjeje në Nabatieh. Janë vrarë të paktën edhe dy pjesëtarë të Hezbollahut si pasojë e këtyre sulmeve.

Ndërsa në Gazë, forcat izraelite kanë bastisur një spital në Khan Yunis. Izraeli ka thënë të ketë informata shumë të besueshme, përfshirë edhe nga pengjet e liruara, se Hamasi ka mbajtur  pengje në këtë spital. Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se Izraeli ka detyruar njerëzit që të largohen ndërsa ka përdorur edhe një makinë të rëndë për të rrëzuar një mur dh eta shëndrron spitalin në kazermë.

Edhe para ndërhyrjes së forcave izraelite në këtë spital në Khan Yunis, shefi I Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka ngritur alarmin për situatën përreth kompleksit spitalor në Khan Yunis.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota