08:18 / 26.02.2024
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
RTKlive
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Në pjesët perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale. Do të fryje dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperaturat minimale do të jenë prej 4 deri në 9, ndërsa ato maksimale do të arrijnë prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë.























