Lajçaku takon përfaqësues të opozitës serbe, flasin për dialogun
BKT
Rajoni dhe Bota

Lajçaku takon përfaqësues të opozitës serbe, flasin për dialogun

A.B/RTKlive

Përfaqësuesi posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka mirëpritur sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe.

Emisari Lajçak ka thënë se në këtë takim kanë folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mirëprita sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe. Dëgjova me kujdes vlerësimin e tyre për situatën në Serbi dhe i përditësova ata për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. E mirëprita interesimin e tyre, pasi dialogu është çështje nacionale”, ka shkruar Lajçak në platformë 'X'.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota