Uzbekistan, 68 fëmijë kanë vdekur nga ilaçi i kollës–mbi 20 janë dënuar
BKT
Rajoni dhe Bota

Uzbekistan, 68 fëmijë kanë vdekur nga ilaçi i kollës–mbi 20 janë dënuar

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Më shumë se 20 persona janë dënuar me burg nga një gjykatë në Uzbekistan, pasi 68 fëmijë kanë vdekur pasi morën ilaçe kundër kollës.

Në Uzbekistan, të paktën 86 fëmijë janë helmuar midis viteve 2022-2023, raporton BBC.

Kohëzgjatja e dënimit varion nga dy deri në 20 vjet. Sipas gjykatës, personi i dënuar me dënimin më të gjatë kishte qenë fajtor për korrupsion, mashtrim tatimor dhe falsifikim.

Ilaçi kundër kollës është prodhuar në Indi. Bëhet e ditur se India kishte hequr më parë licencën e prodhimit për prodhuesin, që qëndron pas ilaçit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota