Gara presidenciale në ShBA
Bardhyl Bajrami/ RTK
Joe Biden dhe Donald Trump kanë fituar në zgjedhjet paraprake të mbajtura në shtetin Miçigën. Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve paraprake që janë mbajtur deri tash, në zgjedhjet e nëntorit do të kemi përballjen e kandidatëve të njejtë sikur në zgjedhjet e vitit 2020.
Edhe presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, edhe ish-presidenti Donald Trump kanë fituar në zgjedhjet paraprake të mbajtura në shtetin Michigan.
Presidenti Biden e ka falënderuar secilin Michiganas duke thënë se sot është dëgjuar zëri i tyre.
Megjithatë aktivistët në këtë shtet, javët e fundit kanë qenë shumë aktiv duke kërkuar nga demokratët e këtij shteti që të mos votojnë apo të votojnë si të pavendosur për presidentin Biden, e krejt kjo si përgjigje ndaj presidentit për qasjen ndaj luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Dhjetëra-mijëra votues thuhet se e kanë dëgjuar zërin e tyre.
E fitorja e ish-presidenti DonadTrump në zgjedhjet në Michigan, pothuajse po i shuan shpresat ish guvernatores së shtetit të Karolinës Jugore Nikki Haley për t’u zgjedhur eventualisht si kandidate për presidente në zgjedhjet e nëntorit. Të martën e 5 marsit, është ajo që njihet si E martja e Madhe, dita kur do të mbahen zgjedhjet në më së shumti shtete, 16 shtete dhe në Samoa që është territor i SHBA-s.
Nga rezultatet e zgjedhjeve paraprake të deritanishme, duket se të dy kandidatët, si presidenti Biden ashtu edhe ish presidenti Trump do të përballen në zgjedhjet e nëntorit, një ripërballje mes tyre sikur në zgjedhjet 2020.























