Zjarre të pakontrolluara në Teksas
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarre të pakontrolluara në Teksas

Bardhyl Bajrami / RTK

Një zjarr masiv është përhapur në zonën e qarkut Panhandle të Teksasit në SHBA, në një sipërfaqe prej rreth 150 mijë hektarësh.

Autoritetet kanë shpallur gjendje lokale të katastrofës, si dhe kanë urdhëruar evakuimin e banorëve.

Në qytetin Canadian, pacientët e një spitali dhe të dy qendrave të përkujdesjes janë detyruar të evakuohen për shkak të rrezikut nga zjarri.

E në qytetin e afërt Fritch, raportohet se rreth 200 banorë janë detyruar të largohen dhe janë strehuar në një kishë.

Zjarrfikësit kanë publikuar pamje drithëruese nga Greenville duke kaluar përmes zjarrit, tymit e shkëndijave përreth rrugës, për të shkuar në Panhandle, që t?u dalin në ndihmë zjarrfikësve të tjerë për shuarjen e zjarreve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota