Putin paralajmëron vendet perëndimore të mos dërgojnë trupa në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Putin paralajmëron vendet perëndimore të mos dërgojnë trupa në Ukrainë

Luan Qorraj / RTK

Presidenti rus, Vladimir Putin, i është drejtuar kombit me fjalimiun e tij, tradicional, vjetor.

Gjatë fjalimit, i cili u transmetua në stacionet televizive dhe ekrana gjigand të vendosur në Moskë dhe qytete tjera ruse, Putini akuzoi përendimin se po tenton të shtyen Rusinë  edhe në garë të armatimit dhe shtoi se Rusia tani duhët të përforcon mbrojtjet në kufirin përendimor pasi Finlanda dhe Suedia janë bërë pjesë e NATO-s .

 Ai, edhe një herë, tha se përendimi nxiti luftën në Ukrainë dhe shtoi se përendimi po vazhdon të gënjen duke thënë se Rusia po planifikon të sulmon vendet Evropiane.

Ndërsa, duke iu referuar deklaratës së presidentit Francez Emmanuel Macron, i cili javën e kaluar tha se ekztiston mundësia që vendet e NATO-s do të mund të dërgojnë trupa në UKrainë, Putin paralajmëroi përendimin kundër një levizje të tillë duke shtuar se diçka e tillë do të mund të nxisë një luftë bërthamore e cila do të nënkuptonte shkatërrimin e civilizimit.

Ndërsa, sa i përket zhvillimeve në UKrainë, Putin për herë të parë publikisht, iu referua invazionit rus në shtetin fqinjë si "luftë" e jo "operacion special ushtarak" dhe shtoi se shumica absolute e popullit rus e përkrahin vendimin e tij për ta sulmuar Ukrainën.

Fjalimi, i cili erdhi më pak se dy javë para zgjedhjeve prezidenciale ruse, zgjati dy orë të plota, rekord për fjalimet e Putinit dhe një pjesë e madhe e tij ishte përeqendruar në qështjet e mbrendshme, siç janë ekonomia , modernizimi i sitemit tatimor dhe iniciativat për rritjen e natalitetit.

Por, Putin në asnjë moment nuk e përmendi vdekjen e opozitarit Alexei Navalny i cili do të varroset të premtën, në Moskë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota