Scholz i qëndron vetos për mosdërgimin e raketave ”Taurus” në Ukrainë
ATSH
Kancelari gjerman Olaf Scholz mbrojti edhe një herë refuzimin e tij për dërgimin e raketave ”Taurus” në Ukrainë.
”Kjo nuk është diçka që ne mund ta ofrojmë aktualisht”, theksoi kancelari.
Ai e kishte shprehur pozicionin e tij për sistemet raketore ”Taurus” edhe në të kaluarën dhe e kishte bërë të qartë kundërshtimin e tij.
”Ky është një vendim që kam marrë si kancelar dhe e mbështes po aq shumë. Aktualisht ka shumë argumente kundër dërgimit të këtyre raketave të avancuara me rreze të gjatë veprimi. Dua të them edhe një herë se nuk do të mbështes asnjë vendim që çon në përfshirjen e ushtarëve gjermanë në një farë mënyre në një operacion ushtarak në lidhje me luftën e tmerrshme të Rusisë kundër Ukrainës”, theksoi ai.
Sipas Scholz, sistemi ‘Taurus’ ishte i gjerë dhe duhej të programohej, pra mund të kërkonte edhe pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë.























