Ceremonia e varrimit të opozitarit rus, Navalny, me prani të policisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ceremonia e varrimit të opozitarit rus, Navalny, me prani të policisë

Përgatiti M.Miftari/RTKlive

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, i cili vdiq dy javë më parë, do të prehet sot në rezidencën e tij në Marino të Moskës.

Ceremoninë e varrimit e kanë përcjellë mediet vendore dhe ato botërore. Kështu media e pavarur ruse, “Meduza”, ka përcjellë cermoninë në kishë, si dhe ka pasqyruar gjendjen në terren, ku sipas kësaj medie bëhet e ditur se radhë të gjata njerëzish përgjatë rrugëve.

Mediet botërore kanë njoftuar për arritjen e arkivolit të Navalny-t në varreza, duke paraqitur edhe pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit,  të prindërve të Navalny-t, derisa e veja e Navalny-t, Yuliya Navalnaya, dhe fëmijët janë në arrati, jashtë vendit, megjithatë, sipas raporteve të pakonfirmuara mediatike, ajo ka aplikuar për leje për të hyrë në Rusi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

 Ngjarja zgjati më pak se një orë, kështu që përfundoi shumë më herët se sa pritej.

Nga kisha, trupi i Navalny u dërgua në varrezat e vogla Borisovskoye, në jug të Moskvës, për varrim.

Sipas medieve vendore e botërore në ceremoninë e varrimit të Navalny-t kanë marrë pjesë edhe disa ambasadorë dhe përfaqësues të shteteve perëndimore si: SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, Suedia, etj.

Por, sipas medieve vendore, ka pasur arrestime përpara funeralit të Navalny-t. Media e pavarur ruse “Meduza” raporton se disa opozitarë janë ndaluar në rrugën e tyre për në ceremoni dhe sipas organizatës për të drejtat e njeriut, OVD-Info, disa janë arrestuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se ata që marrin pjesë në "tubime të paligjshme" gjatë ditës do të "mbahen përgjegjës sipas ligjit".

Sipas “The Moscow Times”, në vendngjarje ka një prani të madhe të policisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota