Del Bosque për Xavi e Xabi Alonso si trajnerë: Ata e njohin lojën
BKT
Sport

Del Bosque për Xavi e Xabi Alonso si trajnerë: Ata e njohin lojën

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-trajneri i Spanjës dhe i Real Madrid, Vicente Del Bosque, nuk është i befasuar me sukseset e Xavi Hernandez dhe Xabi Alonso në rolin e trajnerit.  

Të dy futbollistët që sot janë trajnerë, njëri tek Barcelona e tjetri tek Baye Leverkusen, dikur ishin nën urdhërat e trajnerit i cili ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij.

"Xavi ishte kampion i La Ligës vitin e kaluar me Barçën, Xabi Alonso tani praktikisht ka titullin e Bundesligës. Jo të gjithë ata që ishin një lojtarë të mirë janë domosdoshmërisht trajnerë të mirë, por në rastin e tyre, unë mendoj se ata kanë shumë njohuri për lojën dhe e dinë atë që duhet bërë", ka thënë ai.