23:06 / 02.03.2024
Real Madrid ndalet nga Valencia
Uran Krasniqi/RTKLive
Valencia e ka ndalur Real Madridin në barazim në një ndeshje dramatike në "Estadio Mestalla".
Përballja në kuadër të Javës së njëzet e shtatë të La Liga është mbyllur me rezultat 2-2.
Real Madrid është gjetur në disavantazh prej 2-0 pas golave të Duro në minutën e 27-të dhe Yaremchuk në minutën e 30-të.
Carlo Ancelotti dhe ekipi i tij kanë reaguar në fund të pjesës së parë, ku Vinicius Junior ka ngushtuar rezultatin në kohën shtesë. Mandej, në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, i njëjti futbollist e ka barazuar rezultatin për skuadrën e Madridit.
Pas kësaj ndeshje, Real Madrid kryeson tabelën, ndërsa Valencia gjendet në pozitën e nëntë.























