Biseda për përdorimin e raketës Taurus kundër forcave ruse ngjallë reagime
BKT
Foto/ DW
Rajoni dhe Bota

Biseda për përdorimin e raketës Taurus kundër forcave ruse ngjallë reagime

Dardan Ramabaja/ RTK

Një incizim që u publikua nga transmetuesi shtetëror rus ku dëgjohen ushtarakët gjerman duke diskutuar përdorimin e raktës taurus kundër forcave ruse ka ngjallur shumë reagime dhe ka detyruar kancelarin Olaf Scholz të jap sqarime

Një incizim që u publikua nga transmetuesi shtetëror rus ku dëgjohen ushtarakët gjerman duke diskutuar përdorimin e raketës taurus kundër forcave ruse ka ngjallur shumë reagime dhe ka detyruar kancelarin Olaf Scholz të jap sqarime.

Pasi media shtetërore ruse shpërndau një bisedë të përgjuar për raketën Taurus mes oficerëve të ushtrisë gjermane, kancelari Olaf Scholz u ndje i detyruar të premtonte sqarim të shpejtë të çështjes pas një takimi me Papën në Romë të shtunën.

"Ajo që po raportohet atje është një çështje shumë serioze dhe për këtë arsye tani po hetohet me shumë kujdes, shumë intensivisht dhe shumë shpejt”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.

Që nga e premtja qarkullon një regjistrim 38 minuta në të cilin dëgjohet një bisedë mes katër oficerëve gjermanë. Në regjistrimin, të cilin autoritetet gjermane e konfirmuan si autentike, mund të dëgjohen diskutime për përdorimin e mundshëm nga forcat ukrainase të raketave Taurus të prodhimit gjerman dhe ndikimin e tyre të mundshëm.

"Po, kjo është një çështje shumë serioze. Dhe tani duhet të sqarojmë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse ky është një incident i izoluar apo strukturor i problemit të sigurisë në komunikimet e Qeverisë Federale”, tha Konstantin von Notz, kryetar i Komisionit Parlamentar të Kontrollit:

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e përshkroi si "vetë ekspozim flagrant" atë që dukej të ishte një regjistrim i bisedimeve konfidenciale të ushtrisë gjermane për luftën në Ukrainë, të zbuluar më pas në rrjetet e mediave sociale ruse.

Ukraina ka kërkuar shpërndarjen e sistemit të armëve Taurus për muaj të tërë, por Kancelari Scholz e ka përjashtuar këtë, pavarësisht kritikave nga radhët e partnerëve të tij të koalicionit. Ai e arsyeton refuzimin e tij me arsyetimin se Gjermania mund të tërhiqet në luftën në Ukrainë, duke përfshirë përfshirjen e drejtpërdrejtë të ushtrisë gjermane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota