Nuk arrihet marrëveshja për armëpushim në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Nuk arrihet marrëveshja për armëpushim në Gaza

Luan Qorraj / RTK

Mediumet e ndryshme botërore, të cilat thirrën në burime të ndryshme, kanë raportuar se delegacioni Izraelit ka bojkotuar negociatat e sotme në Kajro pasi që përfaqësuesit e Hamasit refuzuan ta paraqesin listën e plotë të pengjeve që mbahen në rripin e gazës dhe të cilët janë ende gjallë.

Disa mediume kanë publikuar deklaratat e diplomatëve Izraelit të cilët thanë se Tel Avivi , i cili kishte pranuar marrëveshjen e cila do të duhej të sillte armëpushim 6-javor, dëshironte ta dinte se sa pengje janë ende gjallë dhe cila është gjendja e tyre fizike por, Hamasi refuzon të jap detaje të tilla, gjë që nxitë shumë prej diplomatëve të dyshojnë se shumë prej pengjeve për të cilat Hamasi thotë se i mbanë, më nuk janë gjallë- . Hamasi, deri me tani, nuk ka dhënë arsye për refuzimin e paraqitjes së një liste të tillë.

Ndërkohë, nga Gaza, njoftohet se operacionet e forcave Izraelite vazhdojnë përderisa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet.

 Sipas njoftimeve të ministrisë së shëndetësisë në Gaza, gjatë 24 orëve të kaluara, përveç nga bombardimet, 15 fëmijë palestinez kanë vdekur nga pasojat e urisë përderisa shumë fëmijë të tjerë janë në kufi të mbijetesës, gjithashtu është njoftuar edhe se SHBA-të kanë filluar të hedhin ndihma humanitare për popullatën në Gaza nga aeroplanët por ndihmat që arrijnë në këtë mënyrë nuk mjaftojnë për rreth 2 milion banorë që tani janë pa ushqim, ilaçe apo ujë të pijshëm.

Burimet palestineze thonë edhe se forcat Izraelite, gjatë një incidenti që ndodhi pranë "rrethit të Kuvajtit" në Gaza, vranë dhjetëra civil që ishin duke pritur për arritjen e kamionëve me ndihma humanitare. Edhe pse numrat e viktimave ende nuk dihen, burimet palestineze flasin për më shumë se 100 civil të vrarë dhe të plagosur.

Incidenti ndodhi pak ditë pasi që 118 palestinez u vranë kur forcat izraelite hapën zjarr drejtë turmës që ishte mbledhur për të pritur ushqim dhe, përfaqësuesit palestinez, thonë se Izraeli tani ka filluar të sulmon grupet e njerëzve që presin ndihma me qëllim të krijimit të situatës edhe më të keqe për banorët e Gazës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota