23:13 / 04.03.2024
Tërmet në Turqi
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Qendra Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC) njofton se në Turqinë Perëndimore, në orët e mbrëmjes, ka ndodhur një termet.
Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur në rajonin e Çanakalasë, me magnitudë 4.9 shkallë Rihterit,
Nga mediet turke bëhet e ditur se dridhjet e tokës janë ndierë edhe në viset tjera të Turqisë.
Gjithashtu, EMSC njofton se dridhje të tokës, në masë të ulët, ka pasur edhe në viset jugore të Greqisë.























