23:33 / 04.03.2024
Sholz: Ndërtimi i centraleve bërthamore nuk është e arsyeshme
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Kancelari gjerman, Olaf Sholz, ka refuzuar rikthimin e ndëritmit të centraleve bërthamore në Gjermani, duke vënë në dukje kostot e larta dhe kohën e gjatë të ndërtimit.
“Fillimi i ndërtimit të një centrali bërthamor kushton shumë edhe në aspektin kohor, që mund të zgjasë nga 10 deri në 15 vjet”, tha Sholz për DPA-në, transmeton RTKlive.
Kancelari Sholz, tutje ka deklaruar se ndërtimi i centraleve bërthamore nuk është e arsyeshme.
























