13:21 / 06.03.2024
Maqedonci: Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike
Emine Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari në Prekaz
Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se ishin Jasharajt dhe UÇK-ja ata që e ndriçuan rrugën duke prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë.Lavdi dhe nderime për të rënët!”, ka shkruar Maqedonci.























