Monedhat e reja euro, Franca nderon tri gra të njohura
BKT
Rajoni dhe Bota

Monedhat e reja euro, Franca nderon tri gra të njohura

Dardan Ramabaja / RTK

Franca nderon tri gra të njohura, duke i vendosur portretet e tyre në monedhat e reja euro.

Në monedhat e reja euro 10, 20 dhe 50 cent do të vendosen disa prej grave më të njohura dhe më të admiruara të Francës: Simone Veil, Joséphine Baker dhe Marie Curie, të cilat janë varrosur të gjitha në Pantheon e Parisit.

 Dizajni i monedhave të reja që do të vihen në qarkullim nga kjo verë, do të vendosë profilet e grave në qendër, me emrat e tyre të gdhendur.

E mbijetuara e Aushvicit, figura politike evropiane dhe luftëtare për të drejtat e grave, Simone Veil, do të jetë fytyra e monedhave 10 cent. Joséphien Baker, luftëtare e madhe e rezistencës dhe artiste do të shfaqet në monedhat 20 centi. Kurse shkencëtarja franceze dhe fituesja e dyfishtë e çmimit Nobel, Marie Curie, që edhe më parë kishte qenë në kartëmonedhën 500 frangëshe  është e vendosët në monedhat 50 cent.

Që nga kalimi në euro, kjo është hera e parë që Franca ndryshon pamjen e monedhave të saj dhe hera e parë që fytyrat franceze janë gdhendur në euro.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota