Vendet perëndimore sigurojnë armë dhe municion për Ukrainën
Luan Qorraj / RTK
Raportet nga Fronti Ukrainas vazhdojnë të flasin për sulme të reja Ruse kundër qyteteve ukrainase që janë afër vijës së frontit si dhe kundër pozitave të ushtrisë Ukrainase.
Sulmet ruse, me intensitet të rritur, vijnë pasi që Rusia arriti të marr Adiivka-n dhe të stabilizon një pjesë të frontit por, nga rajoni Zaporizhzhia-s vijnë njoftime për përparime të reja të ushtrisë ukrainase e cila po vazhdon të lufton përkundër mungesës së municionit dhe armatimit të rëndë.
Gjithashtu është njoftuar se Ukraina ka lansuar 16 fluturake pa pilot brenda territorit rus, së paku 4 prej të cilave goditën caqet e tyre.
Ndërkohë, Britania e Madhe ka bërë të ditur se do t'i dërgon Ukrainës rreth 10 mijë fluturake pa pilot, të cilat do të duhet të ndihmojnë në krijimin e një baraspeshe me Rusinë në numër të armeve të tilla përderisa Çekia ka thënë se do t'i siguron Ukrainës 800 mijë predha artilerike deri në fund të vitit.
Pas Çekisë edhe Norvegjia tha se do t’iu ndanë 140 milion dollarë për sigurimin e predhave për Ukrainën përderisa ka njoftime se edhe vendet tjera aleate po përgatisin sasi të mëdha të municionit dhe predhave për Ukrainën.
Gara për sigurimin e municionit dhe predhave për Ukrainën vije pasi që Kievi tha se ushtria ukrainase më nuk ka mjaft municion për t'u përballë me sulmet masive të ushtrisë ruse- mungesa është posaçërisht e dukshme në artileri ku, ukrainasit përdorin një predhë artilerike për 20 predha të përdorura nga ushtria ruse.























