14:21 / 18.03.2024
IDF: 80 të arrestuar gjatë bastisjes në spitalin ‘Al Shifa’, Gaza
Muharrem Miftari/RTKlive
Trupat izraelite kryen një bastisje në spitalin ‘Al Shifa’, në Gaza, të hënën, herët në mëngjes.
Ushtria izraelite pretendon se spitali po përdoret nga udhëheqës të lartë të Hamasit.
Sipas IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit), mbi 80 persona u arrestuan gjatë bastisjes, raporton Haaretz, transmeton RTKlive.
Ndërsa, sipas Autoritetit Shëndetësor të Palestinës, të kontrolluar nga Hamasi, bastisja shkaktoi në vdekjen e disa personave.























