Bullgaria në mes qeverisë së re dhe zgjedhjeve
BKT
Rajoni dhe Bota

Bullgaria në mes qeverisë së re dhe zgjedhjeve

Bardhyl Bajrami /RTK

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, i ka dorëzuar mandatin për formimin e qeverisë Marija Gabrielit, kryetares së ‘Qytetarëve për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë’.

Mariya Gabriel, kryetarja e 'Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë', ka pranuar mandatin nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, për të formuar qeverinë e vendit.

Më 6 mars kishte dhënë dorëheqje kryeministri Nikolai Denkov dhe qeveria e tij e mbështetur nga partia e tani të emëruarës Mariya Gabriel dhe ‘Ne vazhdojmë Ndryshimin’, ‘Bullgaria Demokratike’, me qëllim të ndryshimeve në qeveri ashtu edhe siç ishin marrë vesh nëntë muaj më parë pjesëmarrësit e koalicionit,.

Presidenti bullgar Radev, duke ia dorëzuar mandatin i ka përkujtuar mandatares se ka 7 ditë afat për ta formuar qeverinë. Por, mandatarja Gabriel ka thënë se shtatë ditë janë pak për krijimin e qeverisë.

Në fjalën e saj pas marrjes së mandatit Gabriel ka thënë se prioritetet e qeverisë së saj janë reformat në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe Rregullatorët e vendit.

Ceremonia e sotme në presidencë vjen në kohën nëse Bullgaria do të vazhdon me një qeveri të zgjedhur apo drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota