Blinken në Lindjen e Mesme
BKT
Rajoni dhe Bota

Blinken në Lindjen e Mesme

Hanife Osmani / RTK

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të gjashtën herë që kur konflikti i 7 tetorit mes Izraelit dhe Hamasit.

Blinken po përpiqet për të siguruar një armëpushim të përkohshme mes luftimeve të ashpra dhe lirimin e pengjeve izraelite.

Gjatë kësaj vizite në rajon, Blinken do të takohet edhe me udhëheqësit sauditë në Xhedah dhe me ata egjiptianë në Kajro për të diskutuar lidhur me bisedimet që po ndërmjetësohen nga Egjipti dhe Katari për arritjen e një marrëveshjeje. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller tha se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe dërgimi i më shumë ndihmave në Gaza, ku këta të fundit janë deshprimisht në nevojë.

Një konference për medie në Manila, para se të nisej drejt Lindjes së Mesme, Blinken deklaroi se që nga janari janë duke punuar intensivisht, e në veçanti me partnerët arabë për qeverisjen, sigurinë dhe zhvillim në Gazë edhe pasi të ketë mbaruar lufta. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit, në Gazë deri më tani janë vrarë pothuajse 32.000 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën që udhëhiqet nga Hamasi.

Blinken nuk ka planifikuar që të qëndrojë në Izrael gjatë kësaj vizite, shtet të cilin e ka vizituar disa herë që nga nisja e luftës në Gazë. Së fundmi tensionet janë rritur mes administratës Biden dhe Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në të cilën ky i fundit refuzoi thirrjen e presidentit amerikan që Izraeli të mos vazhdojë me sulmin e planifikuar tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë të zhvendosur janë duke u strehuar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota