Paralajmërohen ndihma të tjera financiare për Ukrainën nga aleatët
BKT
Foto: Reuters
Rajoni dhe Bota

Paralajmërohen ndihma të tjera financiare për Ukrainën nga aleatët

Hanife Osmani / RTK

Në ditën e 755 të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, presidenti I kësaj të fundit Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleateve që ta furnizojnë Ukrainën më shumë me mbrojtje ajrore.

Zelensky njoftoi se brenda vetëm këtij muaji Rusia kishte lëshuar 130 raketa, mbi 320 dronë dhe 900 bomba drejt Ukrainës.

Rusia emëroi admiralin Alexander Moiseyev si ushtrues detyre të komandantit të përgjithshëm të marinës së saj.

Shkarkimi i paraardhësit të tij erdhi si pasojë e sulmeve të përsëritura të Ukrainës në Flotën e Detit të Zi.

Ndërkaq, Kievi pretendon se Forcat ukrainase pretendojnë kanë shkatërruar më shumë se dy duzina anije ruse që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka njoftuar se Kievi po punon për të siguruar një hap edhe të fortë dhe me shtrirje të gjerë drejt anëtarësimit në NATO në samitin e aleancës ushtarake i cili gjatë muajit korrik do të mbahet në Uashington.

Nga ana tjetër, Presidenti rus Vladimir do të udhëtojë në Kinë në maj për bisedime me presidentin kinez Xi Jinping, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Nga zhvillime të tjera, paketa të tjera ndihme janë paralajmëruar për Ukrainën në vlerë prej 500 milionë euro duke përfshirë edhe 10,000 fishekë municionesh tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Edhe ministri kanadez i Mbrojtjes Bill Blair njoftoi se Kanada do të japë më shumë se 40 milionë dollarë në nismën e udhëhequr nga Çekia për blerjen e 800,000 predhave nga vendet e treta për Ukrainën.

Së fundmi, shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell propozoi që Bashkimi Evropian të marrë 90 për qind të të ardhurave nga asetet ruse të ngrira në Evropë dhe t'i transferojë ato në një fond të drejtuar nga BE për të financuar municione ushtarake drejt Kievit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota