Sulm me zjarr në ambasadën izraelite në Hagë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm me zjarr në ambasadën izraelite në Hagë

Muharrem Miftari/RTKlive

Ambasada izraelite në Hagë është sulmuar me një “objekt të zjarrtë”. Sulmi ndodhi të enjten, në orën 10:50.

Kordonë të mëdhenj të forcave të sigurisë janë vendosur rreth zonës së ambasadës dhe, sipas 'De Telegraaf', policia dhe ushtria janë në vendin e ngjarjes, transmeton RTKlive.

Një i dyshuar është arrestuar, shkruan policia në Hagë, në platformën “X”.

Stafi i ambasadës ishte në gjendje të evakuonte ndërtesën dhe nuk raportohet për të lënduar.

Sipas AD, një objekt i dyshimtë është kontrolluar nga skuadrat e bombave.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota