Shërbimi Sekret danez: Rritet kërcënimi terrorist ndaj Danimarkës
BKT
Rajoni dhe Bota

Shërbimi Sekret danez: Rritet kërcënimi terrorist ndaj Danimarkës

Muharrem Miftari/RTKlive

Policia Daneze e Sigurisë (PET) vlerëson se kërcënimi terrorist është rritur në Danimarkë.

Policia daneze e sigurisë sheh një kërcënim terrorist në rritje kundër Danimarkës, mbi të gjitha si rezultat i luftës midis Izraelit dhe Hamasit dhe asaj që perceptohet si shkelje kundër Islamit në formën e djegies së Kuranit.

Pavarësisht kësaj, niveli i kërcënimit vlerësohet të mbetet në katër në një shkallë prej pesë pikësh.

"Në përgjithësi, është vlerësimi ynë që kërcënimi terrorist kundër Danimarkës është intensifikuar brenda nivelit aktual," thotë Michael Hamann, kreu i Qendrës së Policisë së Sigurisë për Analizën e Terrorit në një deklaratë për shtyp, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.

Vlerësimi është se niveli në rritje i kërcënimit do të zbatohet të paktën gjatë vitit të ardhshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota