Komuniteti ndërkombëtar dënon sulmin terrorist në Moskë
BKT
Rajoni dhe Bota

Komuniteti ndërkombëtar dënon sulmin terrorist në Moskë

Hanife Osmani| RTK

Për sulmin në Moskë reagime të shumta pati nga e gjithë bota. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka thënë se grupi i Shtetit Islamik është një “kërcënim shumë serioz për të gjithë ne.

Shefi i politikës së BE-së, Josep Borrell, dënoi sulmin duke thënë se terrorizmi ka shënjestruar përsëri njerëzit e pambrojtur. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, dhe zyrtarë të NATO-s kanë dënuar fuqishëm sulmin kundër civilëve nga Shteti Islamik në një postim në platformën X, ish-twitter.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se shpreson se kjo tragjedi e tmerrshme nuk do të bëhet pretekst për askënd që të përshkallëzojë dhunën dhe agresionin. Edhe lideri turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi sulmin dhe dërgoi ngushëllim popullit dhe qeverisë ruse.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota