08:58 / 26.03.2024
Daçiq shprehët i zhgënjyer, pas dështimit të kërkesës ruse në OKB
SH.Ç/RTKlive
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia është e zhgënjyer me që Këshilli i Sigurimit në OKB refuzoi kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme kundër NATO-s për ndërhyrje në Kosovë.
”Është penguar të dëgjohet e vërteta për agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999”, raportojnë mediat serbe të ketë deklaruar Daçiq.
Ai ka falënderuar Rusinë, Kinën dhe Algjerinë për mbështetjen e iniciativës për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë, në Këshillin e Sigurimit.























