Luftimet në Gazë po vazhdojnë pavarësisht rezolutës për armëpushim
Flutura Bekqeli / RTK
Në Rripin e Gazës po vazhdojnë luftimet pavarësisht rezolutës së parë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim, që u miratua të hënën.
Rezoluta, e OKB-se e cila gjithashtu bëri thirrje për lirimin e të gjithë pengjeve, pasoi disa përpjekje të dështuara për masa të ngjashme që nga sulmet e 7 tetorit. SHBA abstenuan nga votimi, duke lejuar miratimin e mocionit duke bërë që Izraeli të anulojë një takim në Uashington, ndërsa Zyra e kryeministrit izraelit tha të martën se Izraeli nuk do t'i dorëzohet kërkesave "delirante" të armëpushimit të Hamasit.
Në Gaza, dëshmitarët thonë se aeroplanmet luftarakë izraelitë bombarduan qytetin jugor të Rafah.
Mediat palestineze raportojnë se të paktën 18 persona janë vrarë në një sulm ajror në një ndërtesë banimi.
Diku tjetër, beteja të ashpra me armë shpërthyen rreth spitaleve në Khan Younis dhe Gaza City.
Ndërkohë bisedimet ndërmjet përfaqësuesve izraelitë dhe të Hamasit që synojnë t'i japin fund luftimeve po vazhdojnë nëpërmjet ndërmjetësve në Katar.
Përveç Zyrës së kryeministrit izraelit, e cila ka akuzuar Hamasin për propozimin e kërkesave në lidhje me negociatat e armëpushimit, ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, ka dënuar gjithashtu thirrjet e Hamasit për një armëpushim të përhershëm pas votimit të së hënës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Katz i tha rrjetit izraelit Army Radio të martën se rezoluta e OKB-së - që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve izraelite - kishte shërbyer për të inkurajuar Hamasin duke i sinjalizuar grupit, i cili kontrollon Gazën, se presioni ndërkombëtar do të përfundonte.
Numri i të vdekurve në Gaza është rritur në 32,414, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.























