Largohet ura e shembur në Baltimore
Dardan Ramabaja / RTK
Ekipet e shpëtimit punojnë për të larguar pjesën e parë të urës së shembur në Baltimore të SHBA-ve.
Ekuipazhet e shpëtimit punuan për ta larguar nga uji urën Francis Scott Key që u shemb në Baltimore, për të lejuar që mjetet të hynin në vendin e fatkeqësisë, njoftojnë zyrtarët e Marylandit, e që është hapi i parë për të rihapur portin e bllokuar të qytetit.
Ura e çelikut u shemb herët të martën në mëngjes, duke vrarë gjashtë punëtorë në rrugë, kur një anije masive kontejnerësh humbi energjinë dhe u përplas me njërën nga këmbët e urës. Pjesa më e madhe e hapësirës u përplas në lumin Patapsco, duke bllokuar kanalin e transportit të Portit të Baltimores.
Guvernatori i Maryland, Wes Moore tha në një konferencë shtypi se një pjesë e superstrukturës së çelikut të urës në veri të vendit të përplasjes do të pritet në pjesë që mund të ngrihet me vinç në një maune.
Moore tha se ishte e paqartë se kur mund të zhvendosej anija e madhe, por tha se trupi i saj, megjithëse i dëmtuar, është "i paprekur".
Trupat e dy punëtorëve që po riparonin kuvertën e urës në kohën e katastrofës janë gjetur, por Moore tha se përpjekjet për të rikuperuar katër të tjerë të supozuar të vdekur mbeten të pezulluara sepse kushtet janë shumë të rrezikshme që zhytësit të punojnë mes shumë mbeturinave.























