Izraeli shpreh ngushëllime pas vrasjes së punonjësve humanitarë në Gaza
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli shpreh ngushëllime pas vrasjes së punonjësve humanitarë në Gaza

N.M. /RTKlive

Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Israel Katz, ka shprehur ngushëllime pas vrasjes së shtatë punonjësve humanitarë të organizatës “Kuzhina Qendrore Botërore”, në Gaza.

Katz, në një postim në platformën ‘X’, ka thënë se ushtria izraelite dhe vendimmarrësit po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka të mundshme për të parandaluar dëmtimin e civilëve.

“Ua  përcjell ngushëllimet e mia shteteve dhe familjeve të punonjësve të organizatës humanitare ‘World Central Kitchen” që u vranë në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe vendimmarrësit po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të parandaluar dëmtimin e civilëve. Incidenti do të hetohet nga autoritetet e kualifikuara, për të siguruar që janë nxjerrë përfundimet e nevojshme për të garantuar sigurinë e punonjësve humanitarë”, ka shkruar Katz në ‘X’.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota