Indi, nga një zjarr në një rrobaqepësi vdesin 7 persona
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Indi, nga një zjarr në një rrobaqepësi vdesin 7 persona

M.Miftari/RTKlive

Një zjarr në një rrobaqepësi, të mërkurën, shkaktoi vdekjen e shtatë personave, përfshirë dy fëmijë, në qytetin indian të Aurangabad, tha policia hinduse.

Zjarri shkaktoi panik në një pjesë të lagjes së biznesit të qytetit në shtetin Maharashtra.

Autoritetet dyshojnë se vdekjet kanë ndodhur për shkak të thithjes së tymit, njoftojnë mediet e huaja, duke cituar shefin e policisë së qytetit Manoj Lohiya, transmeton RTKlive.

Autoritetet po hetonin shkakun e zjarrit në qytetin gati 340 kilometra (210 milje) në verilindje të Mumbait, kryeqyteti financiar i Indisë.

Ndryshe, zjarret janë të zakonshme në Indi, ku ndërtuesit dhe banorët shpesh shpërfillin ligjet e ndërtimit dhe kodet e sigurisë. Në vitin 2019, një zjarr i shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik përfshiu një ndërtesë në kryeqytetin indian dhe vrau 43 njerëz. Në vitin 2022, një zjarr në një ndërtesë komerciale katërkatëshe në Nju Delhi vrau të paktën 27 persona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota