Tërmet në New York, më i fuqishmi në 40 vjet
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmet në New York, më i fuqishmi në 40 vjet

M.Miftari/RTKlive

Njujorkezët janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk janë aq të mësuar me tërmetet, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë për 40 vjet

Ai tërmet, në vitin 1983, tronditi banorët pranë qytetit të Newcomb, në veri të New York-ut me një magnitudë 5.1 ballë.

BBC raporton se ka një magnitudë 4.8 ballë, llogaritja e dhënë nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti llogaritet të jetë në magnitudë prej 4.8 ballësh, njofton BBC, transmeton RTKlive

Bëhet e ditur se tërmeti ka ndikuar që Këshilli I Sigurimit të OKB-së të ndërpresë mbledhjen

Ndërkaq guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, thotë se shteti po e merr shumë seriozisht tërmetin për shkak  se mund të ndodhin termite të tjera.

Ajo thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm që nga viti 2011.

Guvernatorja Kathy Hochul konfirmon se Aeroporti JFK në Nju Jork dhe Newark International në New Jersey janë mbyllur, pasi autoritetet dyshojnë se mund të ketë tërmete të tjera.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota