Vendet aleate kërkojnë nga Izraeli mos përshkallëzim situate
BKT
Rajoni dhe Bota

Vendet aleate kërkojnë nga Izraeli mos përshkallëzim situate

Hanife Osmani| RTK

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se konflikti në Lindjen e Mesme është “në prag”.

Në mbledhjen e kërkuar të Këshillit të Sigurimit, Izraeli i kërkoi OKB-së të vendosë të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Iranit, përderisa Teherani për herë të parë sulmoi Izraelin nga toka e tij me më shumë se 300 predha si shenjë hakmarrje ndaj një sulmit të mëparshëm izraelit të konsullatës iraniane në Damask.

Irani ka paralajmëruar se çdo hakmarrje "e pamatur" nga Izraeli do të merrte një "përgjigje shumë më të fortë". Ambasadori iranian deklaroi para Këshillit të Sigurimit se veprimi i vendit të tij ishte i nevojshëm dhe proporcional.

Ai shtoi se Teherani nuk kërkon luftë në rajon dhe nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt me SHBA-në, por do të përgjigjet "në mënyrë proporcionale" nëse Uashingtoni përfshihet ushtarakisht.

Ndër zhvillime të tjera Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu diskutoi me zyrtarë të lartë brenda qeverisë së tij rreth sulmit, i cili u dënua veçmas nga liderët globalë.

Presidenti i SHBA ka organizuar një takim online të liderëve të G7, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka këmbëngulur se nuk dëshiron të shohë përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme.

E si pasojë, e gjithë vëmendja është kthyer nga Izraeli në pritje të përgjigjes së tij ndaj sulmit iranian.

Vendeve aleate të cilat kanë sugjeruar dhe kërkuar nga Izraeli mos përshkallëzim të situatës në shkallë më të gjerë i është bashkangjitur edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Edhe Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Cameron tha për BBC-në se Irani pësoi një "disfatë të dyfishtë" pasi sulmi i tij dështoi dhe i tregoi botës natyrën e tij të vërtetë.

Cameron shtoi se Izraeli duhet të mendojë me kokë, jo me zemrën e tij. Ai gjithashtu njoftoi se qeveria e tij ka vendosur tashmë 400 sanksione ndaj Iranit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota