Izraeli: Për ta zmbrapsur Iranin, duhet të përgjigjemi ashpër
BKT
Foto arkiv| NGa profili i Benjamin Netanyahu në Facebook
Rajoni dhe Bota

Izraeli: Për ta zmbrapsur Iranin, duhet të përgjigjemi ashpër

Bardhyl Bajrami | RTK

Izraeli po e shqyrton përgjigjen ndaj Iranit pas sulmit që Irani I bëri Izraelit të shtunën kur i lansoi shumë se 300 dronë e raketa.

Kabineti I luftës së Izraelit është mbledhur të hënën, megjithatë nuk ka  thënë nëse është marrë apo arritur ndonjë vendim.

Liderët izraelit duket se kanë ardhur në përfundim se për ta zmbrapsur Iranin, duhet të përgjigjen ashpër.

E aleatët e Izraelit e kanë dënuar ashpër sulmin e Iranit me raketa e dronë nga Irani, megjithatë nga kryeministri I Izraelit kërkojnë përmbajtje.

Dje, presidenti I Francës Emanuel Macron ka bërë thirrje për qetësi dhe se Franca do të bën gjithçka të mundshme për ta parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka kërkuar nga të gjitha palët që të përmbahen ndërsa ka shtuar se vendet e G7-s po punojnë rreth një pakoje të masave të koordinuara kundër Iranit.

E Italia, e cila aktualisht kryeson me grupin G7 ka thënë se pajtohet me aplikimin e sanksioneve të reja kundër individëve të kyçur në veprimet kundër Izraelit.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby ka thënë se qëllimi i Iranit që të shkakton dëme të konsiderueshme dhe viktima, duke shtuar se Teherani nuk e ka paralajmëruar Shtëpisë së Bardhë rreth kornizës kohore për nisjen e sulmit.

Pas sulmit të kryer të shtunën, Irani ka bërë me dije se këtë çështje e konsideron të mbyllur. Sulmi ishte si përgjigje ndaj sulmit të supozuar të Izraelit mbi konsullatën  saj në Damask të Sirisë me 1 prill ku u vranë 13 persona, përfshirë oficer të lartë të Gardës Kombëtare Revolucionare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota