Dorëhiqet shefi i inteligjencës izraelite
Hanife Osmani/RTK
Shefi i inteligjencës izraelite, gjeneralmajor Aharon Haliva, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Ai mori përgjegjësinë për dështimin e parandalimin të sulmit të Hamasit para 7 tetorit.
Shefi i inteligjencës ushtarake të Izraelit Aharon Haliva ka dhënë dorëheqje. Arsyeja e një vendimi të tillë sipas Halivas qëndron pas dështimeve para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Në një letër, ai pranoi se drejtoria e tij e inteligjencës "nuk e përmbushi detyrën që i ishte besuar".
Ai është figura e parë e lartë që jep dorëheqje për sulmin, i cili ishte më vdekjeprurësi në historinë e Izraelit.
Ushtria izraelite dhe zyrtarët e inteligjencës injoruan paralajmërimet e shumta përpara se qindra persona të armatosur të Hamasit të të sulmonin komunitetet izraelite në kufirin pranë kështu duke shkaktuar vdekjen e 1200 civileve dhe marrë peng 253 të tjerë. Ndërsa sipas të dhënave të Ministrisë së shëndetësisë në Gaza u vranë më shumë se 34,000 palestinezë, shumica prej tyre fëmijë dhe gra.























