Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete
BKT
Rajoni dhe Bota

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete

RTKlive

Në orët e vona të së hënës dhe mëngjesin e së martës qarku lindor i Tajvanit i goditur nga tërmeti u godit edhe nga dhjetëra pasgoditje të tjera.

Siç raportohet, ndërtesat në pjesë të mëdha të Tajvanit, duke përfshirë kryeqytetin janë lëkundur gjatë gjithë natës.

Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitudë 6.3 ballë. Në qarkun malor Hualien, u raportuan edhe disa mbyllje rrugësh dhe qeveria pezulloi punën dhe shkollën.

Tajvani njihet si një vend që ka prirje për tërmete për shkak të kryqëzimit të dy pllakave tektonike.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota