Në Maqedoni të Veriut, heshtje për presidencialet, fushatë për parlamentare
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Maqedoni të Veriut, heshtje për presidencialet, fushatë për parlamentare

SH.Ç/RTKlive

Në Maqedoninë e Veriut është heshtje, para zgjedhjeve të nesërme, të shtatat për president. Sivjet për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Kandidatët për kreun e shtetit dje kishin ditën e fundit për të promovuar fushatën e tyre për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Sot është heshtje zgjedhore, e cila do të zgjasë deri nesër, më 24 prill deri në orën 19:00, pra deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Votuesit në zgjedhjet e shtatë presidenciale do të mund të zgjedhin një nga shtatë kandidatët për president, pesë burra dhe dy gra.

Kandidatët janë presidenti aktual Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Biljana Vakovska, e mbështetur nga E Majta, Maksim Dimitrievski – Lëvizja ZNAM, Stevço Jakimovska – GROM, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, Bujar Osmani i përkrahur nga Fronti Evropian.

Sot votojnë diaspora, të burgosurit, të moshuarit dhe të sëmurët dhe të pafuqishmit. Votimi për president ka nisur me anëtarët e këshillave zgjedhorë që kanë udhëtuar për të zhvilluar votimin në diasporë. Në Listën zgjedhore janë shënuar 191 votues, të cilët duhet të votojnë në diasporë.

Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00. Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota