Rusia vazhdon me sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës
Luan Qorraj / RTK
Rusia ka vazhduar me sulme kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke sulmuar, goditur, disa elektrana si dhe pika strategjike të shpërndarjes së gazit natyror.
Besohet se vala e sulmeve ruse ka për qëllim shkaktimin e sa më shumë dëmeve në infrastrukturën ukrainase para arritjes së ndihmave masive nga SHBA-ja dhe vendet tjera, në mesin e të cilave do të gjinden edhe sisteme të reja kundër-ajrore.
Njëkohësisht, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se në mesin e caqeve të sulmuara gjatë natës së kaluar kanë qenë edhe pikat e transportit të gazit natyror drejt Evropës.
Edhe pse në gjendje lufta, Rusia ende eksporton gaz në disa vende evropiane përmes tubacioneve që kalojnë nëpër Ukrainë dhe, për këtë e paguan kjo e fundit.
Sipas Kievit, kontrata për këtë do të skadon në dhjetor dhe nuk do të ripërtërihet, duke e detyruar kështu Rusinë të ndalon eksportët apo të tenton të ndërton tubacione tjera.























