Presidenti palestinez thirrje SHBA-së që ta ndalojë Izraelin për në Rafah
Hanife Osmani / RTK
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i bëri thirrje SHBA-së, si i vetmi vend që mund ta ndalojë Izraelin të sulmojë qytetin Rafah të Gazës, i cili ka të strehuar më shumë se një milion njerëz.
Ndërsa, një ditë më herët ministri i jashtëm i izraelit, Israel Katz tha se Izraeli mund të pezullojë inkursionin nëse do të kishte një marrëveshje pengjesh, duke theksuar se lirimi i tyre është prioriteti kryesor për Izraelin. Bisedimet afatgjata të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari kanë ngecur kryesisht për shkak të qëndrimeve izraelite dhe Hamasit, por të dielën Hamasi tha se do të dërgonte përfaqësues në Kajro për t'i dhënë një përgjigje propozimit të fundit. Hamasi dëshiron një fund të përhershëm të luftës dhe tërheqjen e të gjitha trupave izraelite nga Gaza, ndërsa Izraeli këmbëngul se Hamasi duhet të shkatërrohet në Gaza dhe të lirohen të gjithë pengjet. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken do të mbërrijë në Riad më vonë të dielën dhe do të zhvillojë bisedime me udhëheqësin palestinez. SHBA ka përsëritur disa herë se nuk mund mbështet një operacion ushtarak izraelit në shkallë të gjerë në Rafah pa parë një plan të besueshëm rreth mbrojtjes së civilëve. Ndërkohë ushtria izraelite tha se shefi i saj Herzi Halevi kishte miratuar planet për të vazhduar luftën, ku sipas medieve izraelite kjo i referohet operacionit ushtarak në Rafah. Rreth 133 pengje besohet se janë ende në Gaza, prej të cilëve rreth 30 prej tyre mendohet të jenë të vdekur, pas një armëpushimi të shkurtër në nëntor, ku ndër tjerash edhe disa prej tyre u liruan.























