Australi, dhuna ndaj grave `krizë kombëtare`
BKT
Rajoni dhe Bota

Australi, dhuna ndaj grave `krizë kombëtare`

Muharrem Miftari/RTKlive

Dhuna ndaj grave në Australi është një krizë kombëtare. Kështu thotë kryeministri i vendit, Anthony Albanese, pasi demonstratat tërhoqën mijëra njerëz në mbarë vendin gjatë fundjavës.

Protestuesit donin të tërhiqnin vëmendjen për faktin se 27 gra janë vrarë deri më tani këtë vit në atë që përshkruhet si dhunë me bazë gjinore, njoftojnë mediet vendore e të huaj, transmeton RTKlive.

Albanese i konsideron demonstratat si një thirrje për qeverinë që të veprojë, si në nivel kombëtar, ashtu edhe në nivel lokal.

“Është e qartë se ne duhet të bëjmë më shumë. Nuk mjafton vetëm të ndjesh keqardhje. Mesatarisht një grua vdes çdo katër ditë, si pasojë e dhunës nga partneri, duhet cilësuar si krizë kombëtare”, tha kryeministri Albanese për televizionin Nine Network.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota