Bayern Munich - Real Madrid, finalisti del nga `Santiago Bernabeu`
BKT
Sport

Bayern Munich - Real Madrid, finalisti del nga `Santiago Bernabeu`

Uran Krasniqi / RTKLive

Finalisti nga gjysmëfinalja Bayern Munich - Real Madrid do të dalë nga ndeshja e dytë në "Santiago Bernabeu". 

Episodi i parë i gjysmëfinales së Champions League të martën në "Allianz Arena" nuk ka dhënë fitues. 
Ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 2-2. 
Ka qenë minuta e njëzet e katërt kur Real Madrid e ka gjetur epërsinë me Vinicius Junior pas një asistimi nga Kroos. 
Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. 
Fillimi i pjesës së dytë ka qenë momenti i kthesës për Bayern. Fillimisht 
Sane (53') e ka barazuar rezultatin pas një asitimi nga Laimer e pastaj Kane (57') e ka kaluar në avantazh skuadrën bavareze nga penalltia. Paraprakisht Musiala ishte penguar në mënyrë të palejueshme nga mbrojtja spanjolle.  
Kur është dukur se fitorja do të jetë e skuadrës gjermane, në skenë ka dalur edhe njëherë Vinicius Junior (83') për ta barazuar rezultatin nga penalltia. 

Të mërkurën zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain.