Vuçiqit për zhgënjimin e SHBA-së: Qeveria zgjidhet nga qytetarët
SH.Ç/RTKlive
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, folur për zhgënjimin e Departamentit të Shtetit për përfshirjen e Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq në kabinetin e ri qeveritar, ku të dy janë të sanksionuar nga Uashingtoni.
Presidenti serbe, ka thënë se shprehja e zhgënjimit nuk është lajm i mirë për Serbinë.
“Të shpresojmë që të kemi marrëdhënie të mira me partnerët amerikanë. Nuk jam i lumtur me reagimin e tyre, pro qeveria zgjidhet nga qytetarët, kështu që ç’nënkupton ajo”, ka thënë Vuçiq raportojnë mediat serbe..
Sipas medaive serbe, ai ka thënë se edhe presidenti i Republika Sërpskës, Milorad Dodik është nën sanksione amerikane, por që ai vazhdimit rri me të.
“Epo edhe Dodik është i sanksionuar por që është pranë meje. Kështu që le të pimë. Ne pimë bashkë një herë në javë, ai mban një gotë raki, unë një gotë vere dhe çfarë?”, është shprehur























