Dhjetëra protestues të arrestuar në kampusin e Universitetit Columbia
BKT
Rajoni dhe Bota

Dhjetëra protestues të arrestuar në kampusin e Universitetit Columbia

Hanife Osmani /RTK

Një numër i konsiderueshëm i protestuesve pro-palestinezë u arrestuan nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas policisë protestuesit u larguan nga ambienti i kampusit të Universitetit Kolumbia.

Policia e Nju Jorkut ka arrestuar dhjetëra protestues pro-palestinezë nga kampusi i Universitetit Columbia në Manhatan.

E gjithë protesta ndodhi në lidhje me kërkesat për bojkot të kompanive dhe individëve me lidhje me Izraelin si rezultat i luftës në Gaza. Presidenti Biden tha se demonstratat duhet të jenë paqësore, por "marrja me forcë e ndërtesave nuk është paqësore - është e gabuar", shtoi ai.

Mes thirrjeve "turp për ju", policia i çoi protestuesit në pranga jashtë dhe mbi autobusë - gati 24 orë pasi ata bllokuan një ndërtesë institucionesh akademike. Policia tha se ka larguar protestuesit nga kampusi, duke përfshirë një kamp tende gati dyjavore në lëndinat e universitetit.

Universiteti i Kolumbisë autorizoi bastisjen pasi demonstruesit kundërshtuan një afat kohor për t'u shpërndarë. Ky i fundit ishte një nga bazat kryesore të në protestat pro-palestineze.

 Në 24 orët e fundit ka pasur  arrestime edhe në universitete të tjera, sipas raporteve të medieve amerikane.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota