MPJ e Izraelit: Hamasi nuk është i interesuar për një armëpushim
BKT
Rajoni dhe Bota

MPJ e Izraelit: Hamasi nuk është i interesuar për një armëpushim

M.Miftari/RTKlive

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka reaguar kundrejt Hamasit lidhur me hedhjen e raketave në drejtim të Izraelit nga një zonë afër spitalit “Emirati”, në Rafah.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Izraelit bëhet e ditur se arsyeja pse Hamasi hodhi raketa në Izrael nga një zonë pranë spitalit “Emirati” në Rafah dje, duke vrarë tre izraelitë, është se nuk është i interesuar për armëpushim.

"Hamasi nuk është i interesuar për një armëpushim. Ata hodhën qëllimisht raketa, ndërsa një marrëveshje armëpushimi u vendos në tryezë gjatë vizitës së Drejtorit të CIA-s në rajon për të ndihmuar në lehtësimin e një marrëveshjeje.  Qoftë i bekuar kujtimi i tyre!”, thuhet në deklaratën  MPJ-së së Izraelit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota