Putini shkarkon ministrin Shoigu
BKT
Rajoni dhe Bota

Putini shkarkon ministrin Shoigu

Dardan Ramabaja / RTK

Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar aleatin e tij të vjetër, Sergei Shoigu nga posti i ministrit të mbrojtjes, ka njoftuar Kremlini zyrtar.

Presidenti rus Vladimir Putin emëroi një ekonomist si ministrin e tij të ri të mbrojtjes në një njoftim befasues të dielën në një përpjekje për të balancuar luftën dhe ekonominë.

Por sipas këndvështrimit të analistëve të tjerë, emërimi tregon se presidenti Putin po kërkon të përafrojë ekonominë ruse më afër me përpjekjet e luftës.

Më shumë se dy vjet pas konfliktit, Putin propozoi Andrei Belousov, një ish-zëvendëskryeministër 65-vjeçar i specializuar në ekonomi, për të zëvendësuar aleatin e tij afatgjatë, Sergei Shoigu, si ministri i mbrojtjes.

68-vjeçari ka qenë në këtë rol që nga viti 2012 dhe ndërsa do të emërohet sekretar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Dokumentet e qeverisë ruse tregojnë se Putin dëshiron që Shoigu të marrë detyrën nga Nikolai Patrushev në këshillin e fuqishëm të sigurisë. Nuk është ende e qartë se cili do të jetë posti i ri i Patrushevit.

Shoigu ka lidhje të ngushta me presidentin Putin, pasi kanë shkuar shpesh në udhëtime peshkimi në vendlindjen e tij në Siberi.

Atij iu dha portofoli i mbrojtjes, pavarësisht se nuk kishte përvojë ushtarake. Si inxhinier ndërtimi me profesion, Shoigu u bë i njohur si kreu i ministrisë së emergjencave në vitet 1990.

Mes anëtarëve të kabinetit që do të ruajnë postet e tyre është edhe ministri i Jashtëm veteran Sergei Lavrov.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota