Gjeorgji, bllokohet Kuvendi nga protestuesit
M.Miftari/RTKlive
Në Gjeorgji, rreth një mijë protestues kanë vazhduar të bllokojnë ndërtesën e Parlamentit në kryeqytetin e vendit, Tbilisi.
Protestuesit kundërshtojnë projektligjin e diskutueshëm për regjistrimin e atyre që marrin fonde nga jashtë. "Gjatë gjithë jetës sime kam dashur që ne të bashkohemi me Evropën dhe ky ligj do të thotë që ne nuk i bashkohemi."
Dje autoritetet kërcënuan protestuesit me arrestime dhe madje edhe vite burg, nëse nuk i jepej fund bllokadës së Kuvendit.
Protesta është kundër projektligjit të diskutueshëm, sipas të cilit media dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se një të pestën e financimit të tyre nga jashtë Gjeorgjisë duhet të regjistrohen si promovues të interesave të huaj, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Protestuesit thonë se ligji heshtin zërat kritikë dhe është dëshmi se partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ po frenon qëllimin afatgjatë të Gjeorgjisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Sipas kundërshtarëve të ligjit, qëllimi i propozimit është gjithashtu të shtyjë Gjeorgjinë në sferën e ndikimit të Rusisë. Një ligj i ngjashëm është në fuqi në Rusi, i cili përdoret për të mbyllur gojën e opozitës.
Sipas mbështetësve të projektligjit, ligji do të rriste transparencën e financimit të organizatave joqeveritare, e cila është e nevojshme për të ruajtur të drejtën e Gjeorgjisë për vetëvendosje.
“Ne synojmë të qëndrojmë këtu për aq kohë sa e kërkon nevoja. Unë kam dashur gjatë gjithë jetës sime që ne të bashkohemi me Evropën dhe ky ligj do të thotë që ne nuk do ta bëjmë atë”, argumentoi Mariam Kalandadtse, 22 vjeç.
Projektligji është planifikuar të votohet në Parlament, të martën.























