Zgjedhjet presidenciale në Lituani, shkohet në ballotazh
BKT
Rajoni dhe Bota

Zgjedhjet presidenciale në Lituani, shkohet në ballotazh

M.Miftari/RTKlive

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet presidenciale të së dielës në Lituani tregojnë se do të ketë një raund të dytë brenda dy javësh midis presidentit aktual, Gitanas Nauseda, dhe kryeministres në detyrë, Ingrida Simonyte.

Sipas Komisionit Zgjedhor të vendit, në numërimin e 1,889 nga 1,895 qarqe, Nauseda kishte marrë 44.2 për qind të votave, ndërsa Simonyte kishte marrë 19.7 për qind.

Kështu Nauseda nuk arrin 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore në raundin e parë.

Detyra kryesore e Presidentit të Lituanisë është të mbikëqyrë politikën e jashtme dhe të sigurisë. Presidenti është, gjithashtu, Komandant i Përgjithshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota