Blinken: Izraeli duhet të largohet nga Gaza pas luftës
M.Miftari/RTKlive
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraelit i duhet një plan për të mbrojtur civilët dhe një plan për atë që do të ndodhë kur të përfundojë lufta.
Ai këtë deklaratë e tha në programin CBS News ‘Face the Nation’, që u transmetua dje.
Blinken theksoi se SHBA-të duan që Izraeli të largohet nga Gaza pas luftës.
“Përndryshe, nëse ata largohen nga Gaza, gjë që ne besojmë se duhet, atëherë do të krijohet një vakum dhe ka të ngjarë të mbushet nga kaosi dhe anarkia, dhe përfundimisht përsëri nga Hamasi”, deklaroi Blinken.
Ai u pyet edhe për raportin e Ministrisë së tij të Jashtme, që u prezantua së fundmi, i cili tregon se në disa raste Izraeli ka vepruar në mënyra që nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Blinken theksoi se raporti nuk arrin në përfundimin se Izraeli po shkel ligjet amerikane që rregullojnë mundësinë e mbështetjes ushtarake.























