Forcat izraelite kthehen në Jabalia, thonë se Hamasi po rigrupohet
Hanife Osmani / RTK
Forcat izraelite janë kthyer në qytetin Jabalia. Sipas autoriteteve të sigurisë, Hamasi po rigrupohet në atë zonë.
Forcat izraelite janë kthyer në Jabalia të Gazës veriore, përderisa luftime të ashpra dhe bombardime janë raportuar atje në zonat ku Hamasi u rigrupua. Palestinezët të cilët ishin larguar nga ajo zonë, deklaruan se kishin parë forcat izraelite të kthehen në kampin e refugjateve të Jabalias. Ndërkohë, OKB-ja ka deklaruar se 360,000 persona janë larguar nga qyteti Rafah, në jug, që nga fillimi i ofensivës një javë më parë. OKB gjithashtu ka paralajmëruar se të zhvendosurve u mungojnë shërbimet bazë.
Forcat ushtarake të Izraelit njoftuan të dielën se operacioni i tyre në qytetin lindor të Gazës, ka për qëllim eliminimin e terroristëve dhe çmontimin e infrastrukturës terroriste. Në anën tjetër, Hamasi u përgjigj duke akuzuar për përshkallëzimin e masakrave të tyre brutale në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.























