Zelensky: Gjendja përreth qytetit Kharkiv është shumë e vështirë
Brdhyl Bajrami / RTK
Luftimet dhe situata përreth qytetit Kharkiv në verilindje të Ukrainës është shumë e vështirë por nën kontroll, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski gjatë takimit me udhëheqësit ushtarak në Kharkiv që ndodhet vetëm rreth 30km nga kufiri me Rusinë.
Zelenski ka vizituar edhe ushtarët të cilët u plagosën në fushëbetejat në rrethin e Kharkivit. Zelenski atyre u ndau çmime shtetërore, I falënderoi ata për shërbimin dhe trimërinë e treguar. Zelenski ka falënderuar edhe ekipet mjekësore të cilët po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë.
Sipas analizave të bëra nga agjencia e lajmeve AFP, bazuar në të dhënat nga Instituti për Studime të Luftës, nga 9 deri me 15 maj, Rusia ka okupuar apo marrë nën kontroll 278 km 2 të Ukrainës, shumicën e këtij territori në rajonin e Kharakivit por kanë marrë edhe në rajonin e Donetskut dhe Zaporizhzhias.
Ministria ruse e mbrojtjes ka publikuar disa pamje ku, siç ka thënë, janë njësitë e artilerisë duke sulmuar pozicionet e ushtrisë ukrainase dhe depot e municioneve në afërsi të Avdivkës dhe Rozdolivkës që ndodhen në rajonin e Donetskut.























