Ish- presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i takonte linjës së ashpër
BKT
Rajoni dhe Bota

Ish- presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i takonte linjës së ashpër

Dardan Ramabaja /RTK

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në aksidentin me helikopter, ka qenë i ashpër ndaj protestave kombëtare dhe bisedimeve bërthamore.

Ebrahim Raisi, i cili vdiq në moshën 63-vjeçare, u ngrit përmes teokracisë së Iranit nga prokuror i linjës së ashpër në president të pa kompromis, duke mbikëqyrur shtypjen e protestave në vend dhe bisedimet bërthamore me fuqitë botërore, presidenti ishte duke përmbushur kredencialet e tij duke u pozicionuar për t'u bërë lideri i ardhshëm suprem.

I zgjedhur president në një votim të kontrolluar nga afër, në vitin 2021, Raisi mbajti një qëndrim të ashpër në negociatat bërthamore, duke parë një shans për të fituar lehtësim të gjerë nga sanksionet  amerikane në këmbim të frenimeve modeste ndaj teknologjisë, gjithnjë e më të avancuar të Iranit.

Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Iranit ishin inkurajuar nga tërheqja kaotike e ushtrisë amerikane nga Afganistani fqinj dhe ndryshimet politike në Uashington.

Në vitin 2018, presidenti Donald Trump kishte refuzuar marrëveshjen që Teherani kishte bërë me gjashtë fuqitë dhe rivendosi sanksionet e ashpra të SHBA-së ndaj Iranit, duke e shtyrë Teheranin të shkelte në mënyrë progresive kufijtë bërthamorë të marrëveshjes.

Bisedimet indirekte mes Teheranit dhe administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të ringjallur marrëveshjen, kanë ngecur.

Pozicioni i linjës së ashpër të Raisit ishte i dukshëm edhe në politikën e brendshme. Një vit pas zgjedhjes së tij, kleriku i rangut të mesëm urdhëroi zbatimin më të ashpër të "ligjit të hixhabit dhe kufizimeve tjera ndaj grave.

Brenda disa javësh, një grua e re kurdo-iraniane, Mahsa Amini, vdiq në paraburgim, pasi u arrestua nga  policia e moralit për, kinse, shkelje të këtij ligji.

Muajt në vijim që u pasuan me protesta mbarëkombëtare paraqitën një nga sfidat më të rënda për sundimtarët klerikë të Iranit, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Qindra njerëz u vranë, sipas grupeve të të drejtave, duke përfshirë dhjetëra personel sigurie që ishin pjesë e shtypjes së ashpër të demonstruesve.

Edhe pse i ri në politikë, Raisi kishte mbështetjen e plotë për qëndrimin bërthamor dhe sigurinë nga lideri suprem i fuqishëm antiperëndimor Ayatollah Ali Khamenei.

Khamenei, në vend të presidentit, e ka fjalën e fundit në të gjitha politikat kryesore nën sistemin e dyfishtë politik të Iranit, i ndarë midis establishmentit klerik dhe qeverisë.

Por fitorja e Raisit në zgjedhje, pasi rivalët konservatorë dhe të moderuar të peshave të rënda u skualifikuan nga një organ mbikëqyrës i linjës së ashpër, i solli të gjitha degët e pushtetit në Iran nën kontrollin e ekstremistëve besnikë të Khameneit dhe forcoi shanset e Raisit që një ditë ta pasonte atë si Udhëheqës Suprem.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota